Ndërron jetë këngëtari i njohur nga Maqedonia

Mediale Vip

Ndërron jetë këngëtari i njohur nga Maqedonia

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 06:17
Vllatrko Iliesvski

Këngëtari i njohur maqedonas, Vllatrko Iliesvski është gjetur i vdekur mbrëmë në automjetin e tij, konfirmojnë nga MPB.

Sipas informatave Ilievski është gjetur në automjetin e tij Toyota në Bulevardin Brigada e tretë maqedonase.

Nga policia e konfirmojnë këtë informacion, thonë se në vendin e ngjarjes është bërë kontroll nga Prokuroit publik dhe trupi është dërguar për ekzaminime të mëtejshme.

Nuk ka informacione për shkaqet e vdekjes së këngëtarit të ri 33-vjeçar. Vllatko ishte një prej këngëtarëve më të njohur të muzikës pop-rok maqedonase. Ai ka lindur më 2 korrik të viti 1985.

Në vitin 2010 e përfaqësoi Maqedoninë në Evrovizion me këngën “Rusinka”. Para se të fillojë karrierë solo ishte pjesë e grupit Morall.

Në vitin 2010 ka diplomuar për aktrim në Fakultetin e arteve dramatike në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat