Michael Buble s’do t’i kthehet muzikës pas sëmundjes së djalit?

Mediale Vip

Michael Buble s’do t’i kthehet muzikës pas sëmundjes së djalit?

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 08:24
Michael Buble me djalin e tij

Michael Buble mendoi se s’do t’i kthehej kurrë me muzikës pas betejës së djalit të tij me kancerin.

Gjatë një interviste me The Herald Sun, këngëtari kanadez zbuloi betejat nëpër të cilat familja e tij ka kaluar.

‘Unë kam qenë nëpër ferr’, tha ai.

‘Me të vërtetë mendova se kurrë nuk do të kthehesha, sepse familja është ajo që ka rëndësi, shëndeti i fëmijëve është numër një’.

Djali i tij, Noah, u diagnostikua me kancer të stomakut në tetor 2016 sa ishte vetëm tre vjeç dhe luftoi me sëmundjen që nga ajo kohë.

Michael dhe gruaja e tij Luisana Lopilato hoqën dorë nga karrierat e tyre përkatëse për të ndihmuar në kujdesin e fëmijës së tyre dhe të përqendroheshin në rikthimin e shëndetit të plotë.

Fatmirësisht, Noah që nga ajo kohë është ringjallur, por pas çdo gjëje që ndodhi, Michael nuk ishte i sigurtë nëse do kthehej në industrinë e muzikës.

Michael dhe Luisana tani presin një fëmijë të tretë pas Noha’s dhe djalit të tyre të dytë, Elias, i cili ka lindur në janar të vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat