Luana mban premtimin, viziton fansen për ditëlindje

Mediale Vip

Luana mban premtimin, viziton fansen për ditëlindje

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 09:13
Luana Vjollca

Është ndër emrat më të komentuar të ekranit.

Luana Vjollca ushtron edhe profesionin e dytë, atë të muzikës, andaj llogarit numër të madh fansash.

Shumë herë, ajo e ka shprehur haptas dashurinë që ka për ata që e mbështetin në rrugëtimin që ajo bën.

Të dielën, Luana ka marë rrugën në drejtim të Podujevës, ku vizitoi një prej fanseve të saj me rastin e ditëlindjes së tij të 15-të.

“Te dhashe fjalen qe do vija te te takoja per ditelindjen tende dhe jam shume me e lumtur se ti qe ja dola te vij pavarsisht kushteve te veshtira @diellzaluana Faleminderiit per gjithe dashurine e pakushtezuar qe me dhuroni per kaq shume vite. #LUANATOR pergjithmone FAMILJE. Pas nje periudhe shume te lodhshme dhe nje dite te gjate me xhirime ndjenja qe mora sot ishte gjithe doza e motivimit qe me duhej. Gezuar 15 vjetorin tend e bukura ime Diellza. Meso shume e puno fort per te realizuar endrrat e tua!”, ka shkruar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat