I bëri kompliment Klaudia Pepës, Albana Osmani bën sherr me ndjekësin për komentin

Mediale Vip

I bëri kompliment Klaudia Pepës, Albana Osmani bën sherr me ndjekësin për komentin

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 15:04
Klaudia Pepa dhe Albana Osmani

Një foto e balerinës së njohur Kaludia Pepa në rrjetin social “Instagram” është bërë shkas që moderatorja Albana Osmani të bëjë sherr me ndjekësit e saj.

“E diela në shtëpi”, shkruante Klaudia krahas fotos ku ajo shfaqej e relaksuar në krevatin e saj të rregulluar. E pikërisht ky detaj i tërhoqi vëmendjen Osmanit, e cila i tha balerinës se e ka gjithmonë shtëpinë dritë.

“Gjithmonë e ke shtëpinë dritë lum ti ! Nganjëherë kur shoh timen sikur ka plas lufta e tretë Botërore them me vete merr shembull nga Klaudia hahahahahha Pra po marr një Pastruese”, shkroi Albana.

E pikërisht fjala “pastruese” nuk i pëlqeu një ndjekëseje e Klaudiës në “Instagram”, e cila e korrigjoi duke i thënë “merr një grua që të të ndihmojë me punët e shtëpisë” jo “pastruese”.

“Sanitare ! Dhe unë pa të keq e thashë pastruese. Mund të ulem nga dërrasa e zezë pa me gjuajtur me ndonjë thupër”, ia ktheu Albana me ironi.

Më pas reagoi balerina e njohur, e cila zbuloi se nga i vjen kjo mania për rregullsi: “Mua më ka ngelur rregulli nga profesioni, se përndryshe do ishim shoqe”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat