George Clooney pëson aksident me motoçikletë në Itali

Mediale Vip

George Clooney pëson aksident me motoçikletë në Itali

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 12:17
George Clooney

George Clooney është një ndër artistët më të famshëm në botën e industrisë së filmit.

Aktori 52-vjeçar hollivudian ka pësuar një aksident duke goditur një veturë në Sardenja të Italisë.

Amerikani ishte duke vozitur një motoçikletë kur papritmas para vetes iu shfaq një veturë, me të cilën u përplas në Costa Corallina, shkruan Rai Sardegna.

Clooney u transportua në shërbimin e urgjencës të spitalit John Paul II, gjersa ende nuk dihet se për çfarë lëndime bëhet fjalë.

Mediat kanë postuar një fotografi që tregon xhamat e thyer të veturës, e cila supozohet të ketë goditur aktorin.

Clooney arriti në Sardenjë për të drejtuar një miniserie televizive të quajtur Catch 22, bazuar në romanin e autorit amerikan Joseph Heller të shkruar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndryshe, Clooney është duke punuar në projekte të reja filmike që do to të mund t’i shohim gjatë muajve në vazhdim në ekranet e mëdha të kinemave botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat