Urimi i bukur i David Beckham për ditëlindjen e vajzës

Mediale Vip

Urimi i bukur i David Beckham për ditëlindjen e vajzës

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 21:06
Harper dhe David Beckham

David Beckham ka një lidhje shumë të veçantë me të bijën dhe këtë e tregon gjithmonë. Ai është një baba i përkushtuar dhe në çdo dalje publike me Harper kemi vënë re që ylli është në dispozicion të vogëlushes së tij. Dhe në fakt e vogla Beckham gjithnjë duket se është në qendër të vëmendjes, për dashurinë dhe ëmbëlsinë rrezaton.

Por sot është një ditë e veçantë në familjen Beckham, e vogla e tyre Harper festoon ditëlindjen e saj të 7-të. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, sytë e gjithëve janë tek ajo, për ta suprirzuar që në momnetin kur hap sytë në mëngjes.

Mami Victoria është kujdesur për t’ja mbushur dhomën plot me tullumbace dhe dhurata.

E ndërsa babi David, do të uronte bukur,  siç di ai në lidhje me dashurinë e tij speciale, Harper, thjesht me një foto në instagram, ku shkuan:

“E ç’mund të them tjetër për Princeshën time, ajo është perfekte në çdo lloj forme, Gëzuar ditëlindjen vajza ime, që çdo ditë më bën të buzëqesh”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat