Kjo me të vërtetë është sezona e sukseseve të këngëtarit të famshëm kanadez, Drake, shkruan Radio Plus.
Ende pa u bërë dy javë që kur publikoi albumin e ri “Scorpion”, që është edhe albumi i nëntë në karrierën e tij, sukseset e Drake nuk kanë të ndalur.
Ylli i muzikës, Drake me 7 këngë nga albumi i tij është radhitur në toplistën e Billboard me këngët më të sukseshme, “The Hot 100”.
“God’s Plan”, “Nice For What”, “Nonstop”, “I’M Upsed”, ”In My Feelings”, “Emotionless”, “Don’t Matter To Me”, janë 7 këngë nga albumi i ri i Drake, me të cilat ai është radhitur në “Billboard The Hot 100”.