E mbai mend 'Rebelde'? Seriali që ju gozhdoi para ekranit do të rikthehet sërish me sezoni e ri

Mediale Vip

E mbai mend 'Rebelde'? Seriali që ju gozhdoi para ekranit do të rikthehet sërish me sezoni e ri

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 15:14
Disa nga protagonsitët e rinj të serialit "Rebelde"

Seriali "Rebelde" ka qenë një nga filmat më të ndjekur shumë vite më parë, por që nuk do të mbetet me kaq. Së shpejti do të nisë sezoni i ri, që do t'ju mahnisë me surprizat.

Të gjithë fëmijëve të viteve 90' u kujtohet më së miri seriali i adoleshentëve "Rebeldet", i cili i ka mbajtur të gozhduar para ekranit për disa sezone. Më pas dolën edhe dy filma përmbledhës, që shitën miliona kopje. Aktorët vazhduan jetën e tyre, shumica janë martuar dhe kanë edhe fëmijë sot, kështu që të gjithë menduan se kaq e patën.

Por jo, i njëjti regjisor ka menduar të rikthejë sërish serialin në një sezon të ri. Bëhet fjalë për bashkimin e 13 protagonistëve të 10 kombësive të ndryshme. Xhirimet kanë nisur dhe vetëm mbrëmjen e kaluar u publikua klipi  ri i këngës hyrëse të serialit, që titullohet "Like". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat