Ide shumë interesante! Jona Spahiu zbulon dhuratën që i bëri bashkëshorti për bebin

Mediale Vip

Ide shumë interesante! Jona Spahiu zbulon dhuratën që i bëri bashkëshorti për bebin

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 15:09
Jona Spahiu dhe Frenkli Ymeri

Moderatorja e njohur Jona Spahiu kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me biznesmenin Frenkli Ymeri. Menjëherë pas dasmës, çifti udhëtoi për muajin e mjaltit.

Jona ka qenë mjaft aktive në rrjetin social “Instagram”, ku ka publikuar foto me barkun tashmë tepër të rrumbullakosur, teksa është në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Por ndërkohë teksa ka përdoruar aplikacionin e ri të “Instagram”-it, ndjekësit e kanë pyetur moderatoren se cila është dhurata e parë e partnerit për bebin që nuk ka ardhur ende në jetë?

Jona ka treguar paratë që i ka dhuruar burri biznesmen: “Një arkë kursimi që po e mbush ai vetë”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat