Xhemre i jep fund beqarisë, dalin pamjet e para nga martesa e aktores

Mediale Vip

Xhemre i jep fund beqarisë, dalin pamjet e para nga martesa e aktores

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 15:35
Oyku Karayel me burrin e saj

Sytë e saj të mëdhenj blu do të ishin të parët që do të tërhiqnin vëmendjen e publikut, ndonëse rolet e shumta në disa prej telenovelave më në zë kanë bindur të gjithë që Oyku Karayel është ylli në ngjitje i produksioneve turke.

27- vjeçarja bukuroshe, e cila është bërë e njohur në vendin tonë me rolin e Xhemresë në ‘’Kuzey-Guney”, komisares Ipek në ‘’Diamantë dhe dashuri” dhe së fundmi Eilyl në ‘’Rrahje zemre’’, tashmë nuk është më beqare.

Aktorja simpatike ka veshur dje për herë jo të parë, kujtojmë se e ka provuar atë në shumë role, fustanin e bardhë për t’i thënë të dashurit të zemrës, poetit dhe muzikantit Çan Bonomo.

Të dy artistët kishin vendosur të martoheshin që në qershor, por data u shtye për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme në Turqi.
Öykü ka zgjedhur një fustan të thjeshtë dhe elegant ku sigurisht që detaji që habiti të gjithë ishte një prej shtresave të tij, ku ishin disa prej vizatimeve të Çan, ndërkohë që flokët dhe make up-i elegant ishin në harmoni me pamjen e freskët të saj.

Dhe siç e kërkon tradita, aktorja ka shënuar poshtë këpucëve emrin e shoqes që do të donte të martohej vitin që vjen. Urime dhe me djalë!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat