Besi dhe Xhensila publikojnë fotografinë e parë me vajzën e porsaardhur në jetë - Bota Sot
Besi dhe Xhensila publikojnë fotografinë e parë me vajzën e porsaardhur në jetë

Mediale Vip

E mërkurë, 19 shtator 2018

Besi dhe Xhensila publikojnë fotografinë e parë me vajzën e porsaardhur në jetë

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 19:52
Xhensila Myrtezaj dhe humoristi Bes Kallaku

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe humoristi Bes Kallaku janë bërë sot (e enjte) prindër për herë të parë.

Këngëtarja Myrtezaj solli në jetë një vajzë, të cilën çifti e pagëzuan me emrin Ajka.

Ajka erdhi në jetë në një nga spitalet private, teksa vetëm disa orë pas lindjes, çifti kanë publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të ëmbël me të.

Bëhet fjalë për një imazh, ku shfaqen dy duart e çiftit të cilët prekin këmbën e vogël të vajzës së sapoardhur në jetë.

Në mbishkrimin e fotografisë, ata i kanë bërë një dedikim prekës të voglës, Ajka, duke i uruar mirëseardhjen në këtë jetë.

Xhensila ka përshkruar me disa fjalë të sinqerta momentin e sjelljes në jetë të vajzës, duke falënderuar stafin mjekësor, teksa ka lutur gjithashtu mediat që ta respektojnë privatësinë e saj.

 

Kur morem vesh qe do vije ti, sa u lutem dhe falenderuam Zotin per kete bekim. Mire se erdhe Ajka e jetes tone. Te mbaj ne krahe, e ta ndjej frymen, edhe aromen, a thua se te gjitha lulet e kesaj toke jan mbledhur grusht tek gusha jote. Cfar ndjesie qenka te mbash krejt boten ne duar. O kenga ime, o poezia ime. Bej te miren edhe duaje veten. Per cdo te mire qe do besh, Zoti do shkurtoje distancen mes teje edhe Atij. Nuk me ka emocionuar asnje publik sa ty, un jam publiku yt ne fakt, duartrokas gjithcka tenden. Zoti qofte bariu yt. Ti do jesh lutja ime. Bes, zoti na bekoi te dyve me mè te shtrenjten dashuri. Un jam me fat qe te kam, me shume akoma qe ti je babi i Ajkes sone. Faleminderit gjithkujt qe u be pjese e ketij bekimi tonin. Spitalit Amerikan 2, stafit korrekt dhe te perkushtuar ne maksimum. Faleminderit @suavinex_albania qe na mikluat me produktet tuaja. Doc. Genc Kabili qe pervec profesionalizmit, na e beri pritjen tone me te qete dhe me te embel. Flm Dr. Genci. Gjithashtu ruajtjen e qelizave staminale nga @Biosavetirana per te siguruar te ardhmen e shendetit te familjes . Ne te tre ju falenderojme. Perqafime. Xhensila, Besi dhe Ajka. PS: Ajka, edhe dicka, do shkruajn portalet per ty keto dite, i falenderojme por edhe i lutemi ta lene me kaq edhe te respektojne privatesine e cdo fotoje te dal pa miratimin tone. Flm.

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

“Kur morem vesh qe do vije ti, sa u lutem dhe falenderuam Zotin per kete bekim. Mire se erdhe Ajka e jetes tone. Te mbaj ne krahe, e ta ndjej frymen, edhe aromen, a thua se te gjitha lulet e kesaj toke jan mbledhur grusht tek gusha jote. Cfar ndjesie qenka te mbash krejt boten ne duar. O kenga ime, o poezia ime. Bej te miren edhe duaje veten. Per cdo te mire qe do besh, Zoti do shkurtoje distancen mes teje edhe Atij. Nuk me ka emocionuar asnje publik sa ty, un jam publiku yt ne fakt, duartrokas gjithcka tenden. Zoti qofte bariu yt. Ti do jesh lutja ime. Bes, zoti na bekoi te dyve me mè te shtrenjten dashuri. Un jam me fat qe te kam, me shume akoma qe ti je babi i Ajkes sone. Faleminderit gjithkujt qe u be pjese e ketij bekimi tonin. Spitalit Amerikan 2, stafit korrekt dhe te perkushtuar ne maksimum. Faleminderit suavinex_albania qe na mikluat me produktet tuaja. Doc. Genc Kabili qe pervec profesionalizmit, na e beri pritjen tone me te qete dhe me te embel. Flm Dr. Genci. Gjithashtu ruajtjen e qelizave staminale nga @Biosavetirana per te siguruar te ardhmen e shendetit te familjes . Ne te tre ju falenderojme. Perqafime. Xhensila, Besi dhe Ajka. PS: Ajka, edhe dicka, do shkruajn portalet per ty keto dite, i falenderojme por edhe i lutemi ta lene me kaq edhe te respektojne privatesine e cdo fotoje te dal pa miratimin tone. Flm”(sic.), ka shkruar Myrtezaj në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test