"U njohëm pasi bëmë aksident", Rezarta Shkurta rrëfen takimin e frikshëm me bashkëshortin - Bota Sot
"U njohëm pasi bëmë aksident", Rezarta Shkurta rrëfen takimin e frikshëm me bashkëshortin

Mediale Vip

E shtunë, 17 nëntor 2018

"U njohëm pasi bëmë aksident", Rezarta Shkurta rrëfen takimin e frikshëm me bashkëshortin

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 22:35
Ermal Hoxha dhe Rezarta Shkurta

Rezarta Shkurta është shkëputur nga muzika prej kohësh dhe po i dedikohet biznesit të saj e rritjes së vajzës së vogël, Hera. Siç dihet, këngëtarja shqiptare është e martuar me nipin e Enver Hoxhës, Ermal Hoxhën,  i cili aktualisht po vuan dënimin në burg për shkak të çështjes ‘Xibraka’ dhe laboratorit të drogës.

Rezarta e ka shprehur gjithmonë mbështetjen për burrin e saj dhe së fundmi me anë të një fotoje në rrjetet sociale ka treguar edhe mënyrën e frikshme sesi janë njohur. Një fans e ka pyetur: “Është e vërtetë që je njohur me Ermalin pasi keni bërë aksident apo më kanë thënë gënjeshtër?”.

“Nuk të kanë gënjyer, është e vërtetë,”- është përgjigjur këngëtarja duke e shoqëruar foton me dy makina që përplasen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test