Së fundmi ai ka publikuar këngën “Fund me lot”, të cilën e solli dhe me videoklip.
E tani, këngëtari i njohur Osman Imeraj, ka publikuar albumin me këngë live, i cili përmban gjithsej 12 këngë, të cilat janë pothuajse të gjitha këngë dasmash dhe një këngë kurbeti, shkruan Bota sot.
Ky është albumi i katërt i këngëtarit Imeraj.
Për albumin, Osmani ka bashkëpunuar me Labinot Mezini, i cili e ka bërë orkestrimin dhe incizimin, ndërsa shpërndarjen e albumit e ka përsipër produksioni Ximi Ferizaj./BS/