Linja e buzëkuqëve e bëri Kylie Jenner miliarderen më të re

Mediale Vip

Linja e buzëkuqëve e bëri Kylie Jenner miliarderen më të re

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 22:54
Kylie Jenner

Kylie Jenner krijoi gamën e saj më të shitur të buzëkuqëve.

Sa i përket pasurisë, ajo ka arritur ta kalojë edhe motrën e saj të madhe, Kim Kardashian.

Këto ditë ajo ka konfirmuar se kishte larguar mbushësin nga buzët, ndërsa njihet përformat bombastike trupore.

Është person shumë i ndjekur në rrjete sociale dhe tashmë është kthyer në miliardere.

Nuk është Kim, është motra e saj, 20 vjeçarja Kylie Jenner e cila ka arritur të pasurohet shumë brenda një periudhe të shkurtër.

Pasuria e Kylie Jenner thuhet të jetë në vlerë 900 milionë dollarë, kryesisht falë linjës së kozmetikës që e lansoi në vitin 2015.

Kylie dhe Kendall janë vajzat e Kris Jenner nga martesa e dytë, pra me Catilyn Jenner, ndërsa nga martesa me Robert Kardashian, Kris Jenner ka fëmijët Kourtney, Kim, Khloe dhe Robert.

Ajo është paraqitur në coverin e edicionit të fundit të “Forbes” në listën e “Grave miliardere të Amerikës”.

Bukuroshja Kylie Jenner është në lidhje me Travis Scott, me të cilin ka vajzën Stormi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat