Ariana Grande pozon ‘topless’ për coverin e singlit të saj të ri

Mediale Vip

Ariana Grande pozon ‘topless’ për coverin e singlit të saj të ri

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 23:41
Ariana Grande

Ylli i pop-it, largoi tërësisht rrobat për të xhiruar këngën e saj më të re.

Ariana ka pozuar topless, duke e mbuluar trupin me ngjyra për këngën e saj me titull “God Is A Woman”.

Ariana, 25 vjeç, kishte pikturuar trupin me ngjyrë të purpurtë, blu dhe të bardhë, ngjyra me të cilat mbulonte pjesët intime.

Ajo ndau me ndjekësit në Instagram fotografinë e coverit të singlit më të ri duke shkruar “Zoti është grua, u publikua tani”.

Përveç lansimit të këngës së re, Ariana gjithashtu po feston edhe fejesën me të dashurin, Pete Davidson.

“US Weekly” zbuloi se komediani Pete i kishte propozuar këngëtares në fillim të këtij muaji dhe ajo ka pranuar.

Lajmi për fejesën e tyre erdhi vetëm disa javë pasi Ariana u nda nga i dashuri i saj, Mac Miller, pas një marrëdhënie dy vjeçare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat