Era Istrefi lajmërohet nga “Luzhniki Stadium”: Jam kaq e lumtur, mezi pres të performoj në finale

Mediale Vip

Era Istrefi lajmërohet nga “Luzhniki Stadium”: Jam kaq e lumtur, mezi pres të performoj në finale

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 06:34
Era Istrefi

Këngëtarja e njohur Era Istrefi ka arritur në Moskë për finalen e madhe të Kampionatit Botëror.

Ajo është akomoduar në një nga hotelet pranë stadiumit, ku po zhvillohen provat për performancën e madhe të natës finale.

Istrefi ka mbajtur edhe një konferencë për media, ku ka cekur ndër të tjerash se është e lumtur që është përzgjedhur zëri interpretues i himnit të Kampionatit Botëror.

 

Soooo happy to be here!!!!?????? Cant wait to perform on the Sunday!!!

A post shared by Era (@eraistrefi) on

“Jam e nderuar dhe ndjehem e privilegjuar që jam pjesë e Kupës së Botës. Ishte një punë e madhe për mua. Bashkimi i të gjitha kombeve përmes muzikës është e mahnitshme. Moska është një qytet i bukur. Njerëzit më kanë pritur ngrohtësisht dhe ishin mikpritës”, ka thënë ndër të tjerash këngëtarja nga Kosova.

Ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ka ndarë me fansat çdo moment emocionues gjatë këtij kampionati.

Së fundmi, Era publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në mes të “Luzhniki Stadium”, vendi ku edhe do të zhvillohet ndeshja finale mes Kroacisë dhe Francës.

“Jam shumë e lumtur të jem këtu, mezi pres të performoj të dielën”, shkruan Era Istrefi në mbishkrimin e fotografisë.

“Live it up” titullohet kënga e Erës në bashkëpunim me Will Smith dhe Niocky Jam, e cila ka shoqëruar çdo ndeshje përgjatë një muaji të Kampionatit Botëror 2018. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat