A e ka pranuar Harvey Weinstein se ofronte role aktrimi në këmbim të seksit?

Mediale Vip

A e ka pranuar Harvey Weinstein se ofronte role aktrimi në këmbim të seksit?

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 19:06
Harvey Weinstein

Harvey Weinstein është cituar gabimisht në një artikull të botuar, duke pretenduar se moguli i filmit pranonte se kishte pranuar  se role aktrimi në këmbim të seksit, tha të premten avokati i tij Ben Brafman.

Shkruesi i artikullit  Taki Theodoracopulos, tha gjithashtu në një deklaratë për CNN, se artikulli ishte "gabim".

Instervista e botuar në revistën Spectator të premten, ishte e para që kur Weinstein ishte akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale ndaj më shumë se 80 femrave.

Në të, Weinstein citohet të ketë thënë: "Unë u ofrova femrave role aktrimi në këmbim të seksit, por kështu kanë bërë dhe ende bëjnë të gjithë."

"Unë isha i pranishëm gjatë bisedës, nuk ishte një intervistë, por një takim shoqëror mes miqve të vjetër. Harvey dhe Taki nuk e folën për rastin. Ata folën për Hollivudin e vjetër dhe kontrastin me kulturën evropiane, dhe mendoj se Taki e sheh Harvey në atë dritë më të vjetër. Weinstein nuk tha asgjë për tregtimin e roleve të filmave për favore seksuale. Ju keni fjalën time që Harvey nuk e tha këtë gjë,"-tha avokati Brafman.

Në deklaratën e tij, Theodoracopulos tha gjithashtu se takimi i tij me Weinstein muajin e kaluar ishte një "vizitë sociale".

Theodorakopulos thekson në artikulli së producenti e telefonoi dhe i tha: "Kam një botë ekskluzive për ty, a je I interesuar?"

Theodoracopulos, Weinstein dhe Brafman pastaj u takuan në zyrën e producentit, e vendosur mbi një nga restorantet më të famshme të qytetit të New York, Cipriani.

Theodoracopulos shkruan në artikullin e Spectator se takimi fillimisht ishte fokusuar në një përpjekje të Weinstein për të diskredituar një nga akuzueset e tij, aktoren Rose McGoëan.

Por ai shkruan se biseda pastaj u kthye dhe Weinstein deklaroi: "Unë kam lindur të varfër, të shëmtuar, hebre dhe duhej të luftoja të gjithë jetën time për të marrë diçka. Asnjë vajzë nuk më shikonte derisa u bëra një njeri i madh në Hollyëood. Po, unë u kam ofruar atyre punë në këmbim të seksit. Por asnjëherë nuk kam detyruar asnjë grua të vetme të kryejë marrëdhënie seksuale me mua."

Në deklaratën e tij në CNN, Theodoracopulos tha se mund të ketë keqkuptuar Weinstein.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat