Nuk e priti përfundimin e Botërorit! Granit Xhaka fillon pushimet me gruan

Mediale Vip

Nuk e priti përfundimin e Botërorit! Granit Xhaka fillon pushimet me gruan

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 10:13
Granit Xhaka me gruan e tij

Sot mbahet finalja e madhe e Kampionatit Botëror "Russia 2018".

E gjithë vëmendja është tek ndeshja futbollistike mes Kroacisë dhe Francës.

Granit Xhaka nuk ka pritur përfundimin e Botërorit dhe bashkë me bashkëshorten e tij, Leonitën, kanë udhëtuar për pushime.

Në rrjete sociale, çifti kanë publikuar disa fotografi, në të cilat kanë treguar se pushimet për ta sapo kanë filluar, por nuk kanë preferuar të zbulojnë se cili ka qenë destinacioni i tyre.

Kujtojmë që Xhaka bashkë me Shaqirin kanë qenë dy futbollistët më të komentuar në këtë Kampionat, kjo për shkak të festimit me simbolin e shqiponjës pas shënimit të golave për kombëtaren e Zvicrës. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat