Gjithçka gati për performancën e Era Istrefit në finalen e Botërorit 2018

Mediale Vip

Gjithçka gati për performancën e Era Istrefit në finalen e Botërorit 2018

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 11:45
Era Istrefi

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi pritet që sot të performojë këngën e Kampionatit Botëror, ”Live It Up” në hapjen e ceremonisë finale në Rusi.

Ajo po realizon provat gjenerale dhe për performancën e saj të sotme në Moskë krah Nicky Jam dhe Will Smith, gjithçka është gati.

Se asgjë nuk ka ndryshuar rreth marrëveshjeve të parapara për perfomancën e Era Istrefit dhe për përgatitjet, ka konfirmuar vet nëna e këngëtares, Syzana Tahirsylaj.

”Gjithcka është mirë dhe gati. Nuk ka ndryshuar asgjë”, ka thënë ajo në prononcimin e saj.

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi pritet të performojë sot në stadiumin Luzhniki.

Ajo të premten mbajti konferencën e saj të parë për shtyp nga ku dhe deklaroi se ndjehet e lumtur që është pjesë e Botërorit 2018.

Për paraqitjen finale të Botërorit ku pritet të ndeshen Franca me Kroacinë bëhet e ditur se Era Istrefi ka përgatitur një veshje të veçantë këshilluar me shumë stilistë, e cila do ta bëjë atë të duket glamuroze.

Ndeshja finale pritet të nis sot në ora 17.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat