Sot përmbyllet Kampionati Botëror "Russia 2018".
Siç e do zakoni, në ceremoninë përmbyllëse ka edhe pika artistike si dhe këndohet himni i Kampionatit.
Përveç Era Istrefit, Will Smith dhe Nicky Jam që do të performojnë “Live it up”, pjesëmarrëse është edhe Arilena Ara.
Këngëtarja sapo ka arritur në Moskë, ku premton se brenda pak orëve do të dhurojë shou të vërtetë.
“Sapo arrita në Moskë! Shihemi për disa orë për një shfaqje madhështore ”, ka shkruar ajo.