Storie suksesi: Capital T tregon transformimin e trupit të tij pas rënies nga pesha, thotë se nuk duhet hequr dorë nga ëndrrat

Mediale Vip

Storie suksesi: Capital T tregon transformimin e trupit të tij pas rënies nga pesha, thotë se nuk duhet hequr dorë nga ëndrrat

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 20:52
Capital T

Reperi i njohur Capital T është pa diskutim një prej reperëve më të pëlqyer dhe të kërkuar në trevat shqiptare.

“O ma” mban titullin kënga e tij më e fundit, të cilën ai e solli tre javë më parë, ndërsa u pëlqye shumë nga publiku.

Ai është gjithashtu një personazh mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e tij.

Mund të thuhet lirshëm se Kapo ka po ashtu një fizik të shkëlqyer, ndoshta më të mirin në estradë prej meshkujve.

Por jo gjithmonë Capital T ka qenë i tillë, pasi vite më parë në fillim të karrierës, paraqitja e tij ishte krejt ndryshe.

Reperi ka vuajtur nga kilogramët e tepërt në trup, të cilat i ka pasur si i ri, por me përkushtimin e madh në palestër, ka arritur që dikur t’i eliminojë ato.

Së fundmi, Kapo publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të 13 viteve më parë, ku tregonte se sa i shëndoshë dukej në atë kohë.

Në mbishkrimin e fotografisë, ai jep një motiv se si nuk duhet dorëzuar kurrë në jetë, pasi me punë arrihen të gjitha.

“Kurrë mos hekni dorë prej andrrave se nëse punoni për to në ni formë apo tjetrën kan me u realizu”, ka shkruar Capital T në mbishkrimin e fotografisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat