Është publikuar të hënën lista e plotë e nominimeve për MTV Music Video Awards 2018.
Në mesin e shumë artistëve janë të nominuar në kategori të ndryshme ishte edhe këngëtarja e famshme nga Kosova, Dua Lipa.
Ajo ka arritur që të nominohet “Song of the year (Kënga e vitit)” për këngën “New Rules”, “Best Dance (Kënga më e mirë ritmike)” për këngën “One kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris, dhe për çmimin “Best Choreography (Koreografia më e mirë në klip)”, për koreografinë në klipin “IDGAF”.
“3 VMA nominime!!!! A mund të besoni?!!! New Rules është kënda e vitit, , IDGAF për Koreografinë më të mirë dhe One Kiss me Calvin Harrisin për Këngën më të mirë ritmike”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.