Landi Hysi, pjestari i grupit West Side Family, sot feston ditëlindjen. Këtë ditë të veçantë për të e ka kujtuar edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.
Së bashku me dhuratat nga miqtë edhe të afërmit ka qenë edhe dhurata e Kryeministrit që ka tërhequr vëmendjen e Landit. Në një postim në Instagram këngëtari ka ndarë me ne dhuratën e veçantë.
Është një shishe vere e paketuar shumë bukur. Mbi postimin e tij Landi shton: “Rrofsh e qofsh Edi Rama”.
Mesa duket miqësia e kryeministrit me këngëtarin vazhdon që nga koha që Rama ishte kryetar bashkie. Gjatë asaj kohë Rama dhe grupi West Side Family kanë bërë dy bashkëpunime, kënga Çohu dhe Tirona.