Ledri Vula rrëfen pengun e vetëm që ka në jetë: Do kisha…

Mediale Vip

Ledri Vula rrëfen pengun e vetëm që ka në jetë: Do kisha…

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 15:25
Ledri Vula

Ledri Vula e ka refuzuar gjithmonë famën ndërkombëtare! Madje në çdo intervistë i mëshon faktit se ai është shumë i lumtur me suksesin që po korr në vendet ku ka shqiptarë.

Pak ditë më parë, reperi shqiptar festoi 32-vjetorin e lindjes dhe u pyet nga emisioni “Edicioni Veror” në “ABC News”, nëse deri më tani ka bërë diçka për të cilën është penduar.

“Nëse do isha kthyer më herët [në kohë] do kisha punuar më shumë.” – është përgjigjur Ledri, ku sqaroi se kjo përgjigje nuk ka lidhje me tregun ndërkombëtar, pasi do të vijojë të refuzojë ofertat për të bashkëpunuar me artistë të huaj.

Më herët, menaxheri i tij Faton Shoshi rrëfeu  në një intervistë për “Thumb” se pavarësisht marrëveshjes që kishte mundur të arrinte me menaxherët e Iggy Azalea, Ledri e kishte refuzuar kategorikisht një bashkëpunim me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat