I dashuri i këngëtares së famshme tregon recetën e tyre të dashurisë: Seks dhe palestër

Mediale Vip

I dashuri i këngëtares së famshme tregon recetën e tyre të dashurisë: Seks dhe palestër

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 20:14
Britney Spears dhe Sam Asghari

Këngëtarja me famë botërore Britney Spears ka më shumë se dy vite e dashuruar me trajnerin personal dhe të dashurin Sam Asghari.

Ky i fundit ka dhënë një intervistë për “Men’s Health”, ku për herë të parë ka folur për dashurinë e tij ndaj Britney-t. Takimi i tyre i parë ka qenë rastësisht në xhirimet e klipit të këngës “Slumber Party”.

 

some days you just got to dance! @samasghari

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on

 

???? #workout @britneyspears

A post shared by Sam Asghari (@samasghari) on

“Një mbrëmje përpara xhirimeve, më telefonuan për të qenë pjesë e klipit. Nuk e di nëse ishte bekim apo e shkruar që të njiheshim. Pas xhirimeve, shkëmbyem numrat e telefonit dhe dolëm në takimin e parë së bashku”, rrëfeu Sam se si u njoh me të dashurën e tij.

“Të bëjmë ushtrime së bashku në palestër është mrekulli. Unë mendoj për ushtrimet ndërsa ajo për videon. Është diçka komike, me të cilën argëtohemi shumë. Ajo më motivon më shumë se kushdo tjetër. Ajo është një person shumë i dashur dhe i kujdesshëm për të tjerët. Unë do i qëndroj gjithmonë përkrah. Ajo është një bekim në jetën time”, shtoi Asghari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat