“Faleminderit, e merituat”, ja bakshishi marramendës që la Ronaldo në resortin grek

Mediale Vip

“Faleminderit, e merituat”, ja bakshishi marramendës që la Ronaldo në resortin grek

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 06:09
Kristiano Ronaldo në resortin luksoz “Costa Navarino” në rajonin e Peloponezit

Kristiano Ronaldo ka festuar transferimin e tij nga Real Madrid te Juventus, duke lënë një bakshish shumë të madh për stafin që i kishte shërbyer në resortin grek ku po qëndronte në pritje të mbylljes së marrëveshjes me klubin italian.

Ylli portugez po qëndronte me familjarët e tij në resortin luksoz “Costa Navarino” në rajonin e Peloponezit pas eliminimit nga Kupa e Botës. Sipas “The Sun”, ai ka mbetur aq i kënaqur nga shërbimi që i kanë bërë në këtë resort turistik, duek e ndihmuar të evitonte edhe paparacët e shumtë gjatë kësaj periudhe, sa që ka lënë një çek të madh si bakshish për t’i falënderuar kur u largua drejt Italisë për t’u prezantuar si futbollisti i ri i Juventusit.

Ai ka lënë bakshish një shumë prej 20 mijë eurosh për punonjësit e hotelit dhe i ka kërkuar stafit drejtues të resortit që kjo shifër t’i shpërndahej në mënyrë të barabartë të gjithë punonjësve, në shenjë falënderimi për përkujdesjen ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat