Kush është Desi, djali që i ka rrëmbyer zemrën Eliona Pitarkës

Mediale Vip

Kush është Desi, djali që i ka rrëmbyer zemrën Eliona Pitarkës

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 13:51
Eliona Pitarka

Eliona Pitarka është një nga aktoret tërheqëse të ekranit shqiptar, që ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me pamjen e saj provokuese. Mirëpo së fundmi, ajo ka zbuluar që është në një lidhje me një djalë që quhet Desi.

Eliona Pitarka është një nga femrat e showbizit shqiptar që ka rënë në sy për paraqitjen e jashtme. Ajo bëri bujë me daljen e saj në "Zjarr tv", ku jepte lajmet, topless. Më pas u bë pjesë e "Apartamentit 2XL", duke u kthyer në një prej aktoreve më të ndjekura. 

Eliona është me të vërtetë shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshme nga jeta private. Ditët e fundit, si të gjithë personazhet e tjerë aktorja u është përgjigjur pytjeve të drejtpërdrejta të ndjekësve dhe ka zbuluar që ka një të dashur.

"Jeni shumë çift simpatik, Eliona dhe Desi,"- i shkruan dikush. 

"Oh, faleminderit shumë,"- ja kthen aktorja duke konfirmuar kështu edhe emrin e të dashurit të saj.

Ne bëmë një kërkim të vogël në profilin e aktores në rrjetin social 'Instagram', dhe duke qenë se ajo nuk ka asnjë foto me të dashurin esaj kërkuam në emrat e ndjekësve. I vetmi person me emrin Desi, që e ndiqte aktoren dhe ajo gjithashtu, ishte ky djali që shihni në foton më poshtë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat