Nuk pranoi të bënte foto, aktori i famshëm e pëson keq nga fansja

Mediale Vip

Nuk pranoi të bënte foto, aktori i famshëm e pëson keq nga fansja

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 14:18
Nejat Isler

Aktori i famshëm turk Nejat Isler i njohur në Shqipëri në serialin “Hakmarrje”, ka pësuar një incident të pakëndshëm. Refuzimi i kërkesës së një fanseje për të shkrepur një foto bashkë mësohet se i ka kushtuar shtrenjtë aktorit.

Për këtë arsye, bashkëshorti i fanses ka marrë kah ndaj tij duke e dhunuar dhe i thyer një dhëmb. Ai e ka gjakosur aktorin të cilit më pas ka patur edhe gjendje të fikëti.

Kanë qenë miqtë e tij që e kanë dërguar në spital ku ka marrë mjekimin e duhur. Ndërkohë fotografitë e aktorit në gjak dhe me një dhemb të thyer pas sulmit janë publikuar nga agjencia turke e lajmeve “IHA”.

Kjo e fundit shkruan se incidenti ka ndodhur në bregdetin e Bodrumit, ku aktori është zhvendosur që pas problemeve të rënda shëndetësore që e detyruan të hiqte dorë nga aktrimi për një periudhë të gjatë kohore.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat