Ledina Çelo, zhvishet dhe rrëfen gjithçka

Mediale Vip

Ledina Çelo, zhvishet dhe rrëfen gjithçka

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 06:20
Ledina Çelo

Ledina Çelo ishte e ftuara e sotme në “Pushime on Top”. Në një intervistë me Ori Nebiajn ajo ka rrëfyer gjithçka për jetën e saj, familjen, shkëputjen nga muzika dhe rikthimin e mundshëm shumë shpejt më një këngë të re. Për momentin është duke pushuar në jug siç vjen çdo vere.

“Dashuria për Shqipërinë është e vetmja arsye pse më kthen këtu. Sigurisht malli për njerëzit. Sa e dua ndjesinë kur dëgjoj shqip që në aeroport. Fëmijët e mi i ushqej me idenë e Shqipërisë, ndjenjën patriotike”, tha Ledina.

Pushimet me fëmijët tani janë më ndryshe për Ledinën. “Tani jam pak më e qetë, por vitet e fundit kanë qenë shumë intensive. Fëmijët tani janë rritur dhe është më ndryshe”.

Ledina është rrëfyer edhe për shkëputjen nga muzika dhe premton një rikthim të shpejtë dhe të fuqishëm.

“Asnjëherë s’jam shkëputur nga muzika me dëshirë, por angazhimi me familjen më ka penguar pak. Por jam duke punuar për një projekt, por dua të mbetet pak sekret. Pak ditë me parë vajza ime duke parë një koncert me tha mami kur do dalësh në skenë, dhe kjo më bëri shumë të lumtur. E kundërta është me djalin. Pak vite më parë kur isha për një xhirim në Tiranë dhe zgjatën pak si shumë, ai tre jave nuk kishte fjetur dhe më lutej mami mos ik më”, tregon ajo.

Ledina Çelo tregoi se iu këndon vazhdimisht fëmijëve dhe shprehet e bindur se e bija do t’i futet me sukses rrugës së muzikës.

Ledina Çelo tha se ajo është një mama tolerante dhe nuk është aq strikte sa bashkëshorti i saj ne raport me fëmijët. Ndërsa për dietën e saj tha se është tepër strikte çka e bën të jetë edhe në një superformë fizike edhe pse vitet kalojnë dhe ka lindur edhe dy fëmijë.

“Bej kujdes me ushqimin. E dashuroj vrapin dhe sportin në përgjithësi”, tha Ledina.

I vetmi moment kur ajo ka toleruar gjithçka në dietën e saj ka qenë momenti i shtatzënisë së parë. “Ka qenë një shtatzëni e shumëdëshiruar, një shtatzëni e shumëpritur dhe kur erdhi isha aq e lumtur saqë mendova vetëm të ushqehesha në mënyrë të rregullt, të mos mendoja aspak për veten, por për fëmijën. Në këtë shtatzëni unë shtova më shumë se 25 kg” tregoi plot emocione këngëtarja e njohur.

Ledina Çelo është nuse në Kosove dhe tregoi se ka një raport shumë të mirë me vjehrrën e saj.

E sa i perket moshës së dashurisë Ledina tregoi se përherë ka preferuar që i dashuri apo bashkëshorti i saj të ishte më i madh në moshë.

Nuk la pa komentuar edhe atë çfarë kishte thënë për Elvana Gjatën pak kohë më parë. “Elvanën e kam shumë xhan, është një vajzë shumë punëtore dhe e përgëzoj për gjithçka çfarë ka arritur. Ka shumë këngëtare që punojnë shumë edhe pse nuk kanë vokal dhe unë për këtë i përgëzoj. Këtu e kam fjalën edhe për këngëtare të huaj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat