Lë xhirimet në Amerikë dhe fluturon në Tiranë, çfarë e ktheu urgjent Klea Hutën? - Bota Sot
Lë xhirimet në Amerikë dhe fluturon në Tiranë, çfarë e ktheu urgjent Klea Hutën?

Mediale Vip

E premte, 17 gusht 2018

Lë xhirimet në Amerikë dhe fluturon në Tiranë, çfarë e ktheu urgjent Klea Hutën?

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 20:43
Klea Huta

Me siguri e keni mësuar se sheshi “Skënderbej”, më 25 korrik, do të ushtojë nga muzika më e mirë e artistëve shqiptarë si Ylli Limani, Dhurata Dora, Arilena Ara, Eugent Bushpepa, Young Zerka etj.

Gjithashtu, keni mësuar se e ftuara speciale do të jetë këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira. I gjithë eventi muzikor vitin e kaluar u prezantua nga Klea Huta, por këtë vit, nga sa është mësuar, moderatorja dhe këngëtarja prej ditësh është në Amerikë për xhirimet e programit të ri që do të nisë sezonin e ardhshëm në Top Channel.

Siç shkruan Blitz, Klea dhe grupi i saj i punës ka realizuar xhirimet e intervistës së Emina Çunmulajt dhe mbulimin e dasmës së Afërdita Dreshajt.

Por, me sa duket, Klea i ka lënë në mes xhirimet dhe ka marrë fluturimin e parë drejt Tiranës për të prezantuar një prej koncerteve më të mëdha që do të mbahet në sheshin Skënderbej.

Edhe dhe këtë vit do të sjellë në skenë emra të njohur artistësh që do të performojnë hitet e tyre të fundit. Natyrisht, ajo që pritet të ndezë skenën flakë si edhe skenën e Eurosongut, është Eleni Foureira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test