Mbrëmë në kuadër të festivalit Pri Fest është dhënë premiera e filmit ‘Një tregim Prishtine’.
Në këtë film, në një nga rolet kryesore ishte edhe aktorja nga Kosova, Teuta Krasniqi.
Ajo mbrëmë në këtë premierë u shfaq së bashku me personat e afërt të saj. Ajo u shoqërua nga familja e saj, por edhe bashkëshorti i saj Adonisi dhe vajza, Tara.
Me një fustan ngjyrë qielli, ajo u duk mjaftë elegante dhe tejet e ëmbël.