Fadi Fawaz: George Michael vrau veten nga dëshpërimi

Mediale Vip

Fadi Fawaz: George Michael vrau veten nga dëshpërimi

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 09:16
Fadi Fawaz- George Michael

Partneri i të ndjerit George Michael, Fadi Fawaz ka hedhur dritë mbi hetimin që po bëhet nga policia tashmë prej 2 vitesh.

Sipas tij, ylli i popit ka vrarë veten dhe është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij në vigjilje të Krishtlindjeve.

Sipas mjekëve, vdekja e tij erdhi si rezultat i shkaqeve natyrore, ku mjeku i vjetër Darren Salter tha në mars të vitit 2017, se George kishte një zgjerim në kardiomiopatinë (që lidhet direkt me zemrën) dhe yndyrë në mëlçi.

Deklarata e papritur e të dashurit të George ka ndryshuar tashmë gjithë pistën e së vërtetës. Sipas intervistës së tij të fundit për “The Sun”, Fadi është shprehur se George vdiq duke vrarë veten pasi kishte provuar edhe 4 herë të tjera ta bënte këtë gjë.

“Jam shumë i acaruar me gjithçka që shitet si e vërtetë dhe me pyetjet e vazhdueshme të miqve. Le t’jua them një herë e mirë: George vrau veten në ditën e lindjes së nënës së tij, e cila ishte pika e tij e dobët dhe vdiq prej kancerit në vitin 1997. Që prej atëherë ai e ka pasur idenë e vetëvrasjes dhe më në fund ia arriti në 2016-ën” – është shprehur Fadi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat