Gisele Bundchen mori për festën e ditëlindjes një tortë surprizë.
Supermodelja që të premten e festoi ditëlindjen e 38-të, kur erdhi momenti për t’i fryrë qirinjtë e tortës, e kuptoi se kishte ndodhur një ngatërresë.
Në momentin kur e hapi pakon e embëlsirës, ajo e kuptoi se torta e saj ishte ndryshuar me torten e dikujt tjetër.
Në vend të “Urime ditëlindjen Gisele”, në torte shkruante “Urime ditëlindjen Alberto”.
Këtë moment interesant dhe qesharak, Bundchen e ndau me fansat e saj në rrjetin social Instagram,
Ajo e postoi fotografinë e ëmbëlsirës duke shkruar “Më fal Alberto! Mendoj se torten tënde e kemi ne”.
Ajo shkroi po ashtu në gjuhën portugeze “ata ngatërruan ëmbëlsirat tona” duke iu referuar pastiçerisë ku ajo e kishte porositur torten e ditëlindjes.
Modelja madje vazhdoi duke thënë se pikëpyetje mbetet të dihet se kush e ka marrë torten e ditëlindjes së saj.
Po këtë ditë, bashkëshorti i modeles, ylli i futbollit Tom Bardy postoi një fotografi pasiononte të çiftit në plazh duke shkruar “Urimë ditëlindjen. Ishte një vit i mrekullueshëm. Të duam shumë…në të gjitha mënyrat”.