Flori Mumajesi është një ndër këngëtarët më të dashur të publikut shqiptar, dhe jeta e tij personale gjithmonë ka interes për fansat.
Edhe pse Flori ka zgjedhur që jetën e tij personale ta mbajë sa më të të fshehtë, nga ana tjetër ai shpesh bën publike foto e statuse komike lidhur me “fejesën” apo martesën e tij.
Pas “lëmshit që bëri” pas publikimit të fotos me dorën e një femre, ku la të kuptohej se ishte fejuar, kësaj here ai ka postuar një tjetër foto me shkrim, ku shkruan “sesi i përgjigjet të ëmës kur i kërkon të martohet”.
“Kismet kur të mbaroj vetingu”, thotë ai.