Pushimet luksoze të Elvana Gjatës, këngëtarja më në fund bën publik të dashurin milioner

Mediale Vip

Pushimet luksoze të Elvana Gjatës, këngëtarja më në fund bën publik të dashurin milioner

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 15:28
Elvana Gjata

Prej shumë kohësh, këngëtarja shqiptare Elvana Gjata është përfolur se është në një lidhje me një biznesmen, i cili bën jetë luksoze, por që deri më tani nuk ishte shfaqur me portret nga këngëtarja. Media të ndryshme shprehen se ai është gjithashtu edhe pronari i një hoteli në Tiranë dhe ka jetuar në Zvicër për shumë kohë. Vetë këngëtarja nuk ka pohuar asgjë dhe nuk ka dashur që të publikojë detaje të tjera nga jeta e saj private, edhe pse në lidhje me statusin e saj foli gjatë intervistës me Ermal Mamaqin, nga ambienti i shtëpisë së saj luksoze.

Mirëpo Elvana Gjata ka shpërndarë disa video në rrjetin social “Instagram”, në Story, ku shihet se ka fluturuar me një helikopter privat në juglindje të Francës. Por, ndryshe nga më parë kur Elvana pozonte gjithmonë e vetme gjatë pushimeve të saj luksoze, këtë herë ajo ka menduar të zbulojë disi identitetin e djalit, me të cilin mendohet se ajo është fejuar dhe pranë të cilit ndihet shumë e lumtur. Nga postimet e saj, janë dy momente ku partneri shihet në videot e postuara nga Elvana, njëra në derën e një hoteli në Nice të Francës dhe tjetra gjatë fluturimit me helikopter.

Sipas burimeve pranë çiftit dhe disa fotove të postuara, Elvana dhe i dashuri i saj janë parë bashkë në shoqërinë e Almeda Abazit dhe bashkëshortit turk Tolgahan, Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës, si dhe nën shoqërinë e familjarëve të tyre duke drekuar në restorantin e hotelit. Kjo nënkupton që lidhja e tyre është mjaft serioze, por ende nuk dihet se kemi dasmë në horizont. Pak ditë më parë, ishte miku i ngushtë Elvanës, Valdrin Sahiti, i cili publikoi në “Instagram” një video me një unazë diamanti, në të cilën etiketonte Elvana Gjatën.

“Dita e duhur për këtë dhuratë, pak orë para koncertit”, shkruante Valdrini, një surprizë që mendohet se iu bë asaj nga i fejuari para koncertit në Prishtinë. Ndërkohë, sa u përket pushimeve në Francë, ndjekësit kanë mbetur të çuditur nga kjo aventurë pasanikësh, që fillonte nga udhëtimi në tokë me “Ferrari”, e deri në fluturimet spektakolare në ajër me helikopter privat. Pushimet e tyre kanë filluar duke shijuar koncertin e divës së muzikës botërore, Beyonce, për të vijuar me plazh apo vizita në vendet speciale të Francës.

Para dy ditësh, Elvana postoi foto ku fluturonte me helikopter privat, prej edhe nga ka postuar foto dhe video të pejzazhit që shihej nga shumë metra lartësi. Ndërsa ditën e djeshme, këngëtarja ka shijuar një xhiro, por jo në ajër, me “Lambon” superluksoze. Kjo është nga të paktat raste kur Elvana ndan me ndjekësit copëza nga përditshmëria e saj, që shumë do e ëndërronin. Kujtojmë që edhe vitin e kaluar, për 30- vjetor, ajo festoi në mënyrë përrallore, por ishte koha kur e mbante “top sekret” portretin e të dashurit, një djalë nga Tirana, që s’ka asnjë lidhje me muzikën.

Pas klipit “Lejla” dhe mbylljes së epokës dashuri&muzikë me Flori Mumajesin, vitin e kaluar ajo hyri në një fazë të re të jetës, që nga rrëfimet e miqve të afërt është vërtet si në përralla. Pasi hoqi dorë edhe nga biznesi i saj i fustaneve të eventeve, ajo mori kohën e mjaftueshme për të hedhur hapat e duhur në muzikë, duke shijuar edhe jetën në maksimum, larg ritmit intensiv me udhëtime për punë nga një shtet në tjetrin.

Ndërkohë që të gjithë prisnin të mësonin nga ajo të rejat e saj nëpërmjet ndonjë postimi të vetë Elvanës, ajo, për disa muaj, u përpoq të ruante profil të ulët në publik. Sipas miqve të saj, ajo po shijon lidhjen e re, me shpenzime marramendëse parash, që kapin shifrën mijëra euro çdo fundjavë, gjatë udhëtimeve që bën jashtë vendit.

Ndërkohë që sa i takon rikthimit në muzikë, për 31-vjetor ajo organizoi një koncert recital në bashkëpunim me kantautorin Pirro Çako. Edhe pse u tha se ajo do të ishte nata ku Elvana do të prezantonte miqtë me njeriun e zemrës, dëshmi e lidhjes së saj serioze ishin vjehrra dhe vjehrri i ardhshëm, të cilët ishin spektatorët e privilegjuar të artistes, për të ndjekur nga afër perfomancën e nuses së djalit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat