Mila Kunis tregon se si ra në dashuri me Ashton Kutcher

Mediale Vip

Mila Kunis tregon se si ra në dashuri me Ashton Kutcher

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 09:44
Mila Kunis dhe Ashton Kutcher

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher janë një nga çiftet më të dashura të showbizit.

Të hënën, aktorja 34 vjeçare ka treguar se si ka rënë në dashuri me bashkëshortin e saj, 40 vjeçarin Kutcher.

Ata u takuan në xhirimet e “That ‘70s Show” në vitin 1998 kur Kunis ishte vetëm 14 vjeçare.

Të dy kishin luajtur rolin e një çifti të lumtur por lidhja e tyre në jetën reale është më platonike.

“Ne në show jemi puthur por nuk kemi pasur ndjenja për njëri-tjetrin. Është storie shumë e çuditshme që askush nuk e beson por kjo është e vërteta dhe vetëm e vërteta. Nuk kishte asnjë ndjenjë, ishte thjesht diçka e zakonshme”, ka thënë Kunis.

Aktorja ka treguar se i bie pishman pse e ka “humbur” këtë kohë me Kutcher, ani pse ata janë të martuar dhe kanë dy fëmijë.

“Ne mund të kishim kaluar 20 vjet bashkë”, ka thënë Kunis duke shtuar se megjithatë, ajo mendon se në atë kohë kur ata ishin njoftuar, nuk ishin gati për njëri-tjetrin, akoma.

“Ne nuk do të ishim sot bashkë, nëse nuk do të kishim kaluar gjithë ato që kemi kaluar, për të qenë ata që ishim, kur u takuam sërish”.

Kunis ishte në lidhje me aktorin Macaulay Culkin për tetë vjet derisa Kutcher më parë ishte i martuar me aktoren Demi Moore, nga viti 2005 deri në vitin 2013, kur ata u divorcuan.

Por si u takuan Kunis dhe Kutcher sërish, për të qenë më pas bashkë?

“Ne ishim në një ceremoni të ndarjes së çmimeve dhe unë isha në prapaskenë. Unë isha thjesht duke parë dhe e pashë një burrë nga prapa. Mendova sa siluetë e bukur e një burri”.

“Isha beqare dhe thjesht po mendoja sa seksi dukej. Ai u kthye, në atë moment, kur edhe e kuptova se ishte Kutch. Mu duk shumë e çuditshme që po e shihja në atë mënyrë dikë që e kisha njohur tërë jetën”.

Të dy më pas u bënë miq me raporte seksuale.

“Ne nuk dolëm kurrë në një takim, tamam takim. Më lëni të sqarohem. Ash dhe unë ishim në një lidhje. Unë kam bërë një film që quhet “Friends With Benefits”. Ai e ka bërë një film të ngjashëm, “No Strings Attached”. Ne thjesht jetuam filmat tonë”,  ka thënë Kunis në këtë intervistë.

Por, ashtu sikur edhe karakteret që ata kanë luajtur, shpejt filluan të ndjenin më shumë për njëri-tjetrin.

“Shkova tek ai dhe i thashë se shqetësohem për ty, prandaj thjesht po largohem para se të lëndohem. Dhe ai thjesht u duk se ai e pranoi. Të nesërmen, erdhi në shtëpinë time dhe më propozoi që të jetojmë bashkë. U përgjigja thjesht me ‘ok’”, ka përfunduar aktorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat