Tuna rikthehet me këngën e re “Chonga”

Mediale Vip

Tuna rikthehet me këngën e re “Chonga”

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 19:04
Tuna

Këngëtarja nga Maqedonia, Tuna është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor.

Ajo ka sjell këngën e re të titulluar “Chonga”, me tekst të Seven Saraqit dhe nën përkujdesjen e Darko Dimitrov.

Ky është projekti i ri i Tunës i lansuar pas dy viteve në të cilin shfaqet me shumë stil dhe tejet e veçantë si çdo herë tjetër.

Pritet që kjo këngë të pëlqehet nga publiku dhe fansat e Tunës. “Duam”, ishte kënga e fundit e publikuar nga ajo, gjatë pjesëmarrjes në “Kënga Magjike 2016”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat