Ariana Grande lëndon dorën në xhirimet e “Carpool Karaoke”

Mediale Vip

Ariana Grande lëndon dorën në xhirimet e “Carpool Karaoke”

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 22:44
Ariana Grande

Këngëtarja e njohur, Ariana Grande, nëpërmjet disa fotografive të publikuara në llogarinë e saj në Instagram ka treguar se e ka lënduar dorën teksa po xhironte në shoun “Carpool Karaoke”.

“E pra z. Corden, sot është një fillim i egër”, ka shkruar 25 vjeçarja në një fotografi të publikuar në Insta Story ku shihej dora e saj e majtë e fashuar.

Mbi fotografinë shkruhej “E përgjakur dhe e buzëqeshur”.

Por Grande nuk u ndal me kaq. Ajo publikoi edhe një tjetër fotografi ku e quajti veten “një idiote”.

Ndonëse është e paqartë se çfarë i ka ndodhur saktësisht këngëtares dhe si u lëndua ajo, kjo me siguri se nuk e pengoi Granden që të vazhdojë argëtimin e saj.

“Kjo ishte dita më e mirë ndonjëherë JKCorden. Të falënderoj shumë ty dhe ekipin tënd të mrekullueshëm, orkestrën dhe skenaristin. Mezi po pres të shoh se çfarë kemi punuar “, shkroi ajo më pas në një postim në Twitter.

Me gjasë, Grande ishte pjesë e këtij shou shumë të ndjekur për ta promovuar albumin e saj më të ri, “Sweetener”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat