Fjoralba Ponari zbulon partnerin dhe kohën kur fillon programin e ri

Mediale Vip

Fjoralba Ponari zbulon partnerin dhe kohën kur fillon programin e ri

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 14:17
Fjoralba Ponari

“Ty do të të marr me vete” iu përgjigj Edi Manushi në intervistën e përbashkët në emisionin e fundit të “Top Arena”, pasi Fjori e pyeti kush do të ishte në krah të saj, meqë ai po largohej nga Procesi Sportiv. 

Dhe zërat, shpejt u vërtetuan. Drejtuesit e Top Channel kanë menduar që Fjori dhe Edi të vazhdojnë të jenë partnerë në televizion. Kimia e mirë të cilën të dy e përcollën shpejt edhe te publiku, nuk mund të mbetej vetëm te Top Arena.

Lajmet e disa javëve më parë, që Manushit dhe Fjorit do t’i besohet “E diell” në sezonin e ri, pritet të bëhen shpejt konkrete. Edhe pse ende asnjë program i ri nuk është konfirmuar në Top, pasditen e sotme, në një bisedë “Ask me a question” me fansat, Fjorin e kanë pyetur edhe për sezonin e ri dhe ka konfirmuar: “Po, duke filluar nga tetori, do rikthehemi së bashku me Edin si çift televiziv”.

Kështu, atë që Manushi e tha pak javë më parë, Fjori e konfirmoi. Ende nuk dihet zyrtarisht që programi i tyre do të jetë “E diell”, por gjasat janë që duke nisur nga tetori, dita e fundit e javës të flasë me batutat e Manushit dhe ëmbëlsinë e Fjoralbës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat