Tre shqiptaret në MTV Video Music Awards - Bota Sot
Tre shqiptaret në MTV Video Music Awards

Mediale Vip

E diel, 21 tetor 2018

Tre shqiptaret në MTV Video Music Awards

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 14:21
Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha

Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë tri këngëtaret tona që do të marrin pjesë në mbrëmjen e madhe të ndarjes se çmimeve të MTV Video Music Awards në New York .

Mbrëmja mbahet me 20 gusht dhe tri emrat e mirënjohur presin të marrin çmime në këtë edicion të 35-të me radhë.

Dua është nominuar në kategorinë “Dance Video” me këngën One Kiss, ndërsa me me hitin IDGAFnë kategorinë e ”Koreografisë”. Po ashtu ehde hiti tjetër i saj New Rules është nominuar në kategorinë e këngës më të mirë.

Rita është e nominuar në kategorinë “Dance Video” me këngën Lonely Together, dhe me po të njëjtin hit edhe për “Visual Effects”.

Teksa këngëtarja nga Shqipëria, Bebe Rexha, është e nominuar në kategorinë e “Bashkëpunimit më të mirë” me këngën “Meant to Be”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test