Justin Timberlake shkruan librin e tij të parë.
Këtë artisti e bëri të ditur me postimin e një fotografie në Instagram, ku ai shihet duke e mbajtur në duar botimin e tij të parë.
“Njerëz, kam disa lajme të reja! Ka një kohë që kam qenë duke punuar rreth kësaj dhe tani jam i lumtur që më në fund mund ta ndajë me ju pamjen e parë, #Hindsight. Dua që t’i ndajë këto fotografi dhe histori me ju. Do të publikohet më 30 tetor!”, ka shkruar Timberlake.