MTV: Dua Lipa nderohet nga Kosova

Mediale Vip

MTV: Dua Lipa nderohet nga Kosova

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 17:50
MTV sot ka shkruar se Dua Lipa ka marrë “Çelësin e Prishtinës” nga Shpend Ahmeti

Performanca e Dua Lipës në Prishtinë, dhe çmimi që i është dorëzuar nga kryetari kryeqendrës së Kosovës, Shpend Ahmeti nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave botërore.

MTV sot ka shkruar se Dua Lipa ka marrë “Çelësin e Prishtinës” nga Shpend Ahmeti, një nder i veçantë që i është bërë këngëtares me famë botërore nga vendlindja e saj.

“Dua Lipa është nderuar në një mënyrë të veçantë nga Kosova. Këtë fundjavë ajo është rikthyer atje për të mbajtur festivalin e saj, që e ka lansuar me babanë e saj Dukagjin Lipa. Superylli i popit dukej super e magjishme dhe jashtëzakonisht e mrekullueshme në performancën e saj në Sunny Hill Festival”, shkruan MTV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat