Dua Lipa e kënaqur, i tregon gjithë botës për Prishtinën

Mediale Vip

Dua Lipa e kënaqur, i tregon gjithë botës për Prishtinën

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 21:47
Dua Lipa

Këngëtarja me famë botërore, e cila po konsiderohet yll i Pop Muzikës, Dua Lipa me origjinë nga Peja e Kosovës ka përçuar mesazhe të fuqishme nga Prishtina për gjithë botën.

Ajo ka ndarë disa fotografi nga koncerti i saj i mbrëmshëm, që u organizua nga kompania e babait ë saj. Derisa ka thënë se çdoherë ka dashur të jap diçka të tillë për vendlindjen e  saj.

“Një kohë për qytetin tim të lindjes! Prishtina ime sa shumë të dua. Natë e paharrueshme! Faleminderit për mikpritjen edhe energjinë! Shumë gjëra kanë ndryshuar prej herës së kaluar, para dy viteve, kur unë isha këtu me vetëm 35 minuta këngë dhe pa album timin, dhe unë prapë se prapë e dua si atëherë. Shumë krenare që e solla vetën time të plotë këtu para jush ashtu qyesh kam dashur çdoherë ta bëjë. Faleminderit Sunny Hill Festival, mezi po pres të endem nëpër festival sit dhe të kënaqem me edhe një tjetër ditë. Dashni, dashni, Dashni. Foto nga Pixie Levinson”, ka shkruar ajo në profilin zyrtar në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat