Sara Hoxha dhe Ledion Liço i dhanë fund beqarisë dy ditë më parë.
Dyshja organizuan dasmë përrallore larg shqipërisë, si destinacion kishin zgjedhur Italinë.
Edhe pse larg nga vendlindja, në dasmën e tyre nuk munguan as disa prej fytyrave publike që janë miq të çiftit.
Në mesin e të pranishmëve ishin edhe Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, të cilët dukeshin për mrekulli përkrah njëri-tjetrit.
Ishte Ami ajo e cila ndau me ndjekësit një foto nga dasma, ku ishte veshur me fustan të kuq ndërsa dukej e lumtur pranë Ermalit.