Evrovizioni, Austria nikoqir në vend të Izraelit?

Mediale Vip

Evrovizioni, Austria nikoqir në vend të Izraelit?

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 19:40
Evrovizioni

Kryeqyteti austriak, Vjena, përsëri mund të organizojë garën e Këngës në Evrovizion vitin e ardhshëm, edhe pse Izraeli fitoi konkursin e këtij viti, shkruajnë mediat austriake.

Menjëherë pas fitores së këngëtares Nete, kishte kundërshtime për mbajtjen e Evrovizionit në Izrael për shkak të situatës së sigurisë.

Sipas mediave, Austria mund të jetë mikpritëse  e Evrovizionit vitin e ardhshëm, për shkak se televizioni shtetëror izraelit KAN ka kërkuar para nga qeveria për organizimin e kësaj gare, por ministri i Financave nuk pranoi të japë fonde.

Izraeli duhet të paguajë kaucion prej 12 milion euro në llogarinë zvicerane, si një garanci për organizimin e Evrovizionit.

Afati i fundit për pagesën skadon nesër, 14 gusht, dhe nëse paratë nuk sigurohen, Izraeli rrezikon të jetë nikoqir i garës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat