"Shpresoj që të mos e zhgënjejë popullin tim"

Mediale Vip

"Shpresoj që të mos e zhgënjejë popullin tim"

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 14 gusht 2018 Në ora: 19:20
Bernadeta Nikollbibaj

E re, e bukur dhe mjaft tërheqëse, Bernadeta Nikollbibaj pasiqë fitoi kurorën e më të bukurës së 'Miss Grande' pritet që të përfaqësojë Kosovën në eventin e bukurisë 'Miss Grande 2018' që pritet të mbahet në Tajlandë. Ajo jeton prej vitesh në Zvicër derisa modën e ka pasur vetëm hobi. Në një intervistë të saj për 'Panorama plus', Bernadeta zbulon shumë gjëra të pathëna mbi veten.

Ke nisur në moshë të re botën e modës, cilat janë përfitimet dhe humbjet nga ky profesion?

Kam filluar në moshën 19 vjeçare me një pasiguri por jo më shumë se një hobi për modë, jo për përfitim edhe pse unë jetoj nga profesioni im, humbjet nuk janë kurrë derisa je e dashur për njerëzit, të fitosh respektin dhe dashurinë e mijëra fansave.

E vështirë jeta e një modele në Zvicër përkundrejt faktit se je shqiptare?

Zvicra nuk është qendër mode ndonëse nuk ka shumë angazhim në botën e modës, por faktikisht që jam shqiptare nuk më ka penguar kurrë tek sukseset e mia, përkundrazi nuk i kam kushtuar shumë kohë dhe kaq rëndësi këtij drejtimi ndonëse tani do jem më e kyçur në botën e modës.

Si arrite të bëhesh pjesë e Miss Grand, na e përshkruaj eksperiencën deri në momentin që ke fituar kurorën?

Miss Grande 2018 ndonëse ishte dëshirë e prindërve të mi të jem pjesë tek bota shqiptare e inkuadruar, nuk e prita fitoren por nuk u befasova as me fitore pasiqë jam vlerësuar nga profesionistë të ndryshëm për linjat më të veçanta dhe nuk kam as edhe një ndërhyrje në trupin tim.

Ke deklaruar në media që jeton në një familje shumë të pasur zvicerane, cilat janë synimet e Bernadetës për të ardhmen?

Unë jam mbështetur dhe vazhdojnë të më mbështesin familja shumë dhe jo vetëm që ka ndryshuar jetën time financiarisht më shkolluan dhe falën dashurinë më të madhe që mund të falin dy prind fëmijës së tyre, pata çdo mundësi të njoh një botë tjetër nga ajo që ne shqiptarët përjetojmë, por çdo vendim i imi i takon dhe kësaj familje pasiqë më vlerësojnë si bijën e vetme të tyre dhe jam shumë krenare me sukseset e mia.

Cila është ana e panjohur e juaja?

Ana e panjohur, jam njeri shumë i qetë dhe pa komplekse kam një jetë shumë të veçantë jam shumë e lumtur dhe kam gjithçka që mund të ketë një jetë shumë cilësore, kam shumë shoqëri, këndoj shumë dhe kam për qejfi pianon dhe pikë të dobët fustanet.

Do përfaqësoni bukurinë shqiptare në Tajlandë, po bëni pregaditjet e fundit?

Jam shumë e lumtur të përfaqësoj vendin tim nëpër botë, jam në pregaditje që gjithçka të jetë sa më e thjeshtë dhe e çmuar, shpresoj që mos të zhgënjej popullin tim.

Me çfarë do të prezantoheni atje, keni përzgjedhur veshjet e bashkëpunëtorët?

Veshjet ndonëse ajo kombëtare e kam në dijesni të tjerat duhet të jenë kreacione me shumë klas e jo bling bling.

Po çka pasi të ktheheni nga atje cila do jetë rruga që do e ndiqni?

Kur të kthehem nga atje do të inkuadrohem në disa kompani zvicerane ashtu siç janë pregaditjet e sipër dhe do ketë një befasi të madhe gjatë këtij muaji.

Ka një mashkull në zemrën e Bernadetës?

Mashkull apo dashuri nuk ka dominuar tek unë pasiqë nuk i kam kushtuar rëndësi të madhe dikujt.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat