Djali i Van Damme përfundon në burg

Mediale Vip

Djali i Van Damme përfundon në burg

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 22:10
Nicholas Van Varenberg, djali më i vogël i aktorit Jean Claude Van Damme

Nicholas Van Varenberg, djali më i vogël i aktorit Jean Claude Van Damme është shpallur fajtor pas një akuze për sjellje të çrregullt. Sipas policisë, Varenberg  një vit më parë ka kërcënuar me vrasje shokun e tij me një thikë kuzhine madje duke e prerë atë.

Policia kishte marrë një ankesë se djali i aktorit kishte goditur ashensorin disa herë ndërkohë që po zihej me një mikun e tij. Uniformat blu kishin gjetur shenja gjaku në dhomë, dhe pas bisedës me mikun e tij kishin kuptuar se ai e kishte lënduar, shkruan blitz. Në dhomën e Nicholas u gjetën armë të ftohta dhe drogë e llojit marihuanë.

Ngjarja ka ndodhur një vit më parë ndërkohë që gjykata ditën e djeshme e ka shpallur Varenberg fajtor mbi akuzat për çrregullim të sjelljes, tentativë sulmi me armë të ftohtë dhe gjetjen e lëndës narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat