Familja Beckham viziton fëmijët e varfër në Indonezi

Mediale Vip

Familja Beckham viziton fëmijët e varfër në Indonezi

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 10:31
Familja Beckham viziton fëmijët e varfër në Indonezi

Familja Beckham ka vendosur që të kalojë pushimet në hotelet e shtrenjta, pishinat dhe plazhet tropikale të Indonezisë.

David dhe Victoria Beckham së bashku me fëmijët e tyre kanë qëndruar në vendin me pamje mahnitëse gjatë javëve të fundit.

Por, në mes gjithë kënaqësisë, familja e famshme gjeti kohë për tu marrë me një çështje shumë të rëndësishme që është në 'zemrën' e ish yllit të Spice Girl.

Ata vizituan fëmijët e vëgjël në Fondacionin Sumba, një organizatë e përkushtuar për të ndihmuar fëmijët e varfër. Fondacioni gjithashtu regjistron studentët në klasa, duke u dhënë atyre mjetet edukative që u nevojiten për të ardhmen e tyre, duke përfshirë kulturën dhe traditat lokale në jetën e tyre të përditshme.

Victoria ka ndarë në rrjetet sociale foto me fëmijët, duke i mësuar atyre anglisht dhe duke luajtur lojëra së bashku.

Burri i saj, David  madje filloi të luante futbollme fëmijët.

Futbollisti dhe stilistja kanë katër fëmijë: Brooklyn, 19 vjeç, Romeo, 15, Cruz, 13, dhe Harper, 7 vjeç.

Bamirësia ka qenë gjithmonë një nga pasionet e Viktorias.

Ajo është Ambasadore e Vullnetit të Mirë Ndërkombëtar për UNAIDS dhe mbështet në mënyrë aktive Save the Children.

Është mirë të shohësh të famshmit jo vetëm duke shijuar pushimet e tyre, por edhe duke i dhënë prioritet përpjekjeve bamirëse.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat