Bora Zemani: Me ish-bashkëshortin nuk jemi armiq

Mediale Vip

Bora Zemani: Me ish-bashkëshortin nuk jemi armiq

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 19:49
Bora Zemani

Bora Zemani ishte e ftuara e puntatës së fundit në emisionin “Pushime on Top”.

Moderatorja bukuroshe ka rrëfyer për jetën e saj aq shumë të komentuar pas divorcit me DJ e njohur Vin Veli.

“Ne të dy nuk jemi armiq. Bashkë do të jemi të lidhur gjithë jetën, edhe pse nuk jetojmë bashkë. Kjo lidhje është për shkak të djalit tonë. Në çdo aktivitet që ka djali, ne shkojmë të dy”, tregoi Bora, e cila shtoi se për momentin nuk është në një lidhje dashurie.

Ajo tha se është një “mama single”.

Borën e kemi parë prej disa vitesh pjesë të SuperSport në Digitalb, por prej sezonit të ri duket se do të kemi ndryshime.

“Unë kam kaluar tre vite shumë të bukura, tre vite fantastike në Digitalb, por prej sezonit të ri unë do të jem diku tjetër. Do më mungojë gjithçka nga atje, njerëzit dhe miqësitë. Kanë qenë tre vite shumë të bukura për mua”, tha Bora, duke mbajtur të fshehtë projektet e reja që do të vijnë në karrierën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat