Reperi shqiptar publikon fotografinë e veçantë me bashkëshorten: Përgjithmonë

Mediale Vip

Reperi shqiptar publikon fotografinë e veçantë me bashkëshorten: Përgjithmonë

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 07:22
2po2 me gruan e tij

Reperi i njohur 2po2 gjithmonë ka treguar se familja është gjëja më e shtrenjtë për të. Ai është baba i tre fëmijëve dhe së bashku me bashkëshorten e tij kanë ndërtuar një familje të lumtur.

Për të treguar gjithë dashurinë dhe respektin ndaj bashkëshortes, reperi nuk ka nguruar asnjëherë që të shprehet me konsiderata mjaft të larta dhe të bëj dedikime të shumta për të.

Ata kanë më shumë se 20 vite bashkë dhe ende vazhdojnë ta duan po njësoj njëri-tjetrin. Këtë gjë reperi e ka treguar edhe përmes një fotografie shumë të veçantë me bashkëshorten.

Të dy shihen duke luajtur të lumtur si dy fëmijë në këndin e lojërave. “Përgjithmonë”, – shkruan 2po2 bashkangjitur fotografisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat